Tashmë dihet se jetë e Morena Tarakut është e ndarë mes Turqisë e Kosovës. E teksa ka lënë për disa ditë Turqinë, për të qëndruar në Kosovë, hajdutët kanë përfituar nga rasti duke i hyrë në apartmanetin në Turqi.
Ka qenë vetë Morena e cila ka ndarë foto të apartmentit ku shihet brava e derës e shkatërruar dhe kutitë e bizhuterive të saj të boshatisura.
Morena Tarakut njihet si një këngëtaret shqiptare që mban bizhuteri nga më të shtrenjtat, prandaj vlera e vjedhur pritet të jetë qindra mijëra euro.
E nervozuar me kompleksin ku jeton, i cili konsiderohet si një ndër më luksozët, Morena ka shkruar:
“Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë”, është shprehur ajo.
Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht./
Diskutime rreth kësaj post