Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, komentoi në studion e emisionit Review në Euronews Albania, impresionet e para të nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale. Gogu tha se gjuha e batutave të kryeministrit Rama nuk është fyese dhe nuk mund të barazohet me akuzat personale të bëra nga ish-kryeministri Berisha.
Deputeti i PS theksoi se Berisha merret me tiparet personale të kandidatëve dhe me akuza banale, ndërkohë që nuk sulmon idetë që ata përfaqësojnë.
“Ai s’u mor me kandidatin u mor me idenë e kandidatët që do të shtetëzojë transportin publik.
Të barazosh këtë me një person që të thotë “hajdut, i poshtër, i vrumosur”, merret me tiparet e tua personale. Ti mund të jesh ezmer se të ka marrë dielli, por t’i mos u merr me personin, merru me idetë. Merru me idetë e Edi Ramës, merru me koncesionet, me teatrin, kto janë idetë e Edi Ramës. Por ti nuk mundet të barazosh një njeri që fyen dhe dhunon verbalisht, duke thënë hajdut pa pasur asnjë fakt, me një ridikulim të një ideje politike që është shtetëzimi i transportit publik”, tha Gogu.
Diskutime rreth kësaj post