Jo për herë të parë Joe Biden ka zbukuruar ngjarjet e keqpërdorë faktet për të shtyrë përpara ndonjë agjendë. Por këtë herë gazeta prestigjioze amerikane The Washington Post megjithëse janë miqësor ndaj presidentit amerikan nuk ishte e bujare.
The Washington Post i dha një goditje Presidentit të SHBA’së, Joe Biden, duke hedhur poshtë pretendimet e tij rreth amendamentit të dytë me një fjalë: ‘Whoppers’. Që i bie vlerësim më i keq i mundur nga ta, katër pinokë për nga pesha e shtrembërimit të fakteve. Amerikanët e lexojnë si një “rrenë e madhe”.
Gazeta që është pronë e miliarderit të Amazon Jeff Bezoz goditi Biden për pretendimin e tij për amendamentin e dytë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përcakton të drejtën e mbajtjes së armëve të qytetarëve amerikanë.
Biden kishte thënë javën e kaluar në një fjalim rreth çështjes: “Dhe nëse mund të shtoj se Amendamenti i dytë, që nga dita që u miratua, kufizonte njerëzit të cilët mund të jenë pronarë të armëve dhe çfarë lloji të armësh ju mund të jeni pronar. Nuk mund të blinit artileri”.
“Gjithçka në atë deklaratë është gabim” ka thënë drejtori i hulumtimeve në Institutin Indipendence DAvid Koepel sipas The Washington Post. Kur ky nen është miratuar në vitin 1791 “nuk kishte ligje federale që rregullonin se çfarë lloji armësh mund të blinit, dhe shtetet nuk kufizonin llojet e armëve që mund të keni pronë” – ka thënë Kopel.
Kontrolluesi i fakteve për The Washington Post Gleenn Kessler ka shtuar se Biden ka dëmtuar çështjen e tij për të shtrënguar ligjet për armëmbajtje me shtrembërim të fakteve.
Kessler ka shkruar më tej se lexuesve mund të ju duket çështje kot kjo. “Por ne nuk pajtohemi. Çdo presidenti ka përgjegjësinë që të jetë i saktë me historinë amerikane, posaçërisht kur shfrytëzon mësimet e supozuara historike në shërbim të synimeve politike” – ka shtuar Kessler. ”Nisma e presidentit për më shumë kufizime të armëve është pjesë e rëndësishme e platformës së tij politike, kështu ai po minon kauzën e tij kur citon fakte false”.
Kessler po ashtu i dhuroi Biden katër pinokë për komentet e tij rreth topave dhe amendamentit të dytë dhe shtoi se Biden ende nuk ka përmirësuar deklaratën false.
Diskutime rreth kësaj post