Deputeti Kostaq Papa ka vëzhguar sot nga afër tubimin e bërë sot në qytetin e Gjirokastrës, përpara konsullatës greke, në mbështetje të shoqatave atdhetare, pas djegies së flamurit shqiptar disa ditë më parë. Papa tha se Shqipëria është paqësore dhe asnjëherë nuk ka nxitur konflikte për shkak se gjatë gjithë kufirit të saj, ka popullsi shqiptare.
“Jemi me një grup deputetësh, kemi vizituar disa qytete të jugut, ku kemi parë si është situata për qytetarët, në këtë rënie totale të ekonomisë. Po ju them që në fillim që kemi ruajtur të gjithë distancimet dhe masat, mesazhi i këtij manifestimi ishte paqësor, ne kufizojmë me veten tonë, janë të gjitha popullsi shqiptare. Pati pengesa nga Policia, ka të ndaluar në Memaliaj dhe në Tepelenë”, – u shpreh Papa.
Fjala e deputetit u ndërpre nga një grup të moshuarish, të cilët i kujtonin se grumbullimet ishin të ndaluara.
“Nuk lejohen grumbullimet, boll bëre propagandë, hajde hidhu shiko punën”, – i thonë qytetarët Papës.
Diskutime rreth kësaj post