Opozita ka braktisur komitetin politik te reformes zgjedhore nje dite pasi bashkia e Tiranes dhe qeveria shemben Teatrin Kombetar. Bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari janë paraqitur në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Pas mbledhjes ku mungoi opozita në tryezën e Reformës Zgjedhore, ka reaguar me tone të ashpra dhe i ka bërë apel opozitës që mbajë premtimin dhe të vijë të ulet në tryezë.
“Duhet të vijnë me patjetër në Tryezën e Reformës Zgjedhore, ju lutem shumë Lulzim Basha hajde në tryezë se ke bërë një zotim, ke firmosur, duhet ta çojmë premtimin deri në fund.Nëse PD e ka seriozisht se do të mbështesë Aleancën për Teatrin të vijë në Tryezë, ti shkojë deri në fund marrëveshjes së bërë në korrik 2019, ku angazhohet plotësisht për reformimin e sistemit zgjedhor”, – u shpreh Hajdari.
Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është shkaku që opozita sot mund të anulojë pjesëmarrjen në tryezën e Këshillit Politik për shkak të angazhimit tjetër.
Diskutime rreth kësaj post