Deputetja Rudina Hajdari thotë se vendimi i opozitës për të djegur mandatet është një atentat kundër demokracisë shqiptare.
Sipas saj vendimi i djegies së mandateve nuk është mbështetur as nga ndërkombëtarët.
Sa i përket ndarjes mes saj dhe vëllait, Kirit, ky i fundit eshët shfaqur në protesta me kryetarin e PD-së, ajo tha: Patjetër që unë flas me vëllain tim, ne kemi familjet tona. Ne jemi rritur ne këtë mënyrë, që të kemi mendimet tona. Flas me vëllain tim dhe kemi kundërshtinë ton, por kjo nuk do të thotë se ne jemi të përçarë. E vetmja gjë që e kam këshilluar është të mos bëhet pjesë e dhunës, patjetër që ai do jetë pjesë e demokratëve ashtu si dhe unë.
Pyetjes se nuk e dogji mandatin, për të mbrojtur të ëmën gjyqtare nga vettingu, zonja Hajdari tha: Ndihem krenare për familjen time dhe për vëllain tim. Aty tregohet qartë se opozita ka disa shqetësime që janë vërtetë të drejta. Unë nuk jam kundër tyre prandaj jam në parlament, pasi vendimi i opozitës është të braktisësh këto kërkesa. E kam dëgjuar dhe këtë akuzë, mamaja ime ka shumë në atë profesion, unë kam pak vite në këtë profesion. Nuk kam hyrë në paralamënt për të mbrojtur mamanë time, ajo le të mbajë përgjegjësitë e veta.
Diskutime rreth kësaj post