Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me situatën politike në PD.
Hajdari deklaroi se Enkelejd Alibeaj duhet të tërhiqet dhe të njohë Sali Berishën si kryetar të kësaj force politike. Ajo theksoi se Alibeaj dhe çdo deputet, duhet të respektojë vullnetin e demokratëve, të cilët zgjodhën me votë lidershipin e partisë.
“Mendoj që është në vlerën e çdo deputeti që të respektojë votën e demokratëve. Çdo deputet, kur bëhet pjesë e parlamentit shqiptar, mbështetet nga elektorali demokrat. Në momentin që ne flasim, deputetët duhet të kuptojnë që elektorali apo anëtarësia e Partisë Demokratike ka zgjedhur një lidership të ri.
Në fund të fundit, mendoj që është në vlerën e çdo deputeti të respektojë vullnetin e elektoratit që ka. Elektorati i zotit Alibeaj, apo elektorali im, elektorali i çdo personi që është pjesë e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë, duhet të respektojë elektoralin e kësaj force politike”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post