Komisioneri Johannes Hahn viziton Shqipërinë për Dialogun e Nivelit të Lartë dhe takimin e 6 ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor
Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit do të jetë në Tiranë dhe Durrës më 29-31 mars për një vizitë zyrtare.
Komisioneri do të takohet me bashkëbiseduesit kryesorë në Shqipëri, përfshirë presidentin Bujar Nishani, kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit, mbi përpjekjet e autoriteteve të vendit në rrëgën e reformave, si dhe për të nxitur fuqimisht një miratim të shpejtë të reformës së thellë në drejtësi. Johannes Hahn do të bashkëkryesojë gjithashtu Dialogun e Nivelit të Lartë mbi përparësitë kyçe të reformave që do të ndiqet nga një konferencë për shtyp.
Komisioneri Hahn do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor me ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, për të diskutuar mbi infrastrukturën e përmirësuar dhe ndërlidhjen në rajon, duke u fokusuar te transporti dhe energjia.
Diskutime rreth kësaj post