Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet nga Komisioni dhe Këshilli për hapjen e negociatave me BE.
Në një konferencë nga Luksemburgu, Hahn nuk e fshehu frikën për një përgjigje negative duke deklaruar se deri më tani nga 27 vende që ka Unioni janë siguruar 25 PO për negociatat.
“Nuk duhet të surprizohemi nëse fuqi të tjera brenda Europës do të bëhen me të fuqishme se BE. Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni dhe Këshilli. Jam besimplotë se vendimi do jetë pozitiv, shumica e vendeve nuk kanë preferuar ta ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.25 vende anëtare nga 27 janë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë”.
Ndërsa Tuppurainen tha se është hera e parë që vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të diskutohet në nivelin e saj më të lartë
“Nuk kemi marrë një vendim sot, çështja e integrimit të dy vendeve do të diskutohet së bashku. Ne bëmë më të mirën e mundshme për të arritur një marrëveshje për fillimin e bisedimeve të pranimit”.
Nga ana tjetër Hahn kujtoi se vendimi përfundimtar i vendeve anëtare përmban dhe elementë politik, dhe këtë tha ai nuk duhet ta harrojmë.
“Disa vende anëtare kanë probleme të brendshme dhe për to nuk është e lehtë vendimmarrja që lidhet me zgjerimin e mëtejshëm të BE”.
Deklaratat erdhën pas takimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Takimi i ministrave të Jashtëm në Luksemburg i paraprin atij që krerët e shteteve mbajnë në 17 dhe 18 Tetor në Bruksel, ku do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e 2 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post