“Përsheshi im është dija, i juaji është kanabisi”, tha Hafizi.
Reagimi i saj vjen dy ditë pasi kryeminististri Rama tha në emisionin “Studio e Hapur” se deputetja Mimoza Hafizi “të shkojë të hajë përshesh me partinë e Blushit”.
Më tej gjatë fjalës së saja në Kuvend, Hafizi akuzoi Ramën dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se ka kthyer universitetet në situatë të jashtëligjshme.
“Unë jam njeri i librave shkruaj për atomet e elektronet dhe universet pa fund që i hapin mendjen studentëve dhe lexues. E ju këtë e përçmoni nuk e doni dijen jo më kot Shqipëria po rend në rrugën e kanabisit. Dija përsheshi im është një e ardhme e sigurtë. Kanabisi, përsheshi yt i trullos krijon iluzione kalimtare dhe të përplas mbrapsht në botën e errët të krimit”, tha Hafizi.
Diskutime rreth kësaj post