Deputetja Mimoza Hafizi e ftuar në emisionin “Në Fokus” në Ora News ka deklaruar se kryeministri Rama u ka ofruar post ministror asaj dhe deputetit Ben Blushi për t’i joshur që të mos largohen nga Partia Socialiste. Hafizi nuk ka përcaktuar se kujt konkretisht iu ofrua posti, por ka deklaruar se kjo ofertë është përbuzur me neveri nga dy deputetët që zyrtarisht nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste.
Pse duhet të besojnë socialistët që ju të dy, si Blushi si ju nuk jeni larguar se nuk morët benefite nga PS, por u larguat për parime?
Hafizi: Gjatë korrikut, kur qeveria e zotit Rama ndjeu një farë rreziku, na kanë ofruar poste ministrash ne e kemi refuzuar me përbuzje
Edhe ju edhe zotit Blushi?
Hafizi: Osë njerit ose të dy, kjo nuk ka rëndësi, ne bashkë jemi dhe e vetmja gjë që ne kemi kërkuar për të mbështetur këtë mazhorancë, kemi kërkuar që të kthehen zgjedhjet në PS dhe të kthehet mendimi ndryshe.
Deputetët Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi shumë shpejt do të bëjnë publike lëvizjen e tyre të re politike që sipas tyre do të ketë në themel qytetarin.
Emisionin “Në Fokus” dhe intervistën e plotë me Mimoza Hafizin do ta ndiqni sonte në mbrëmje në orën 23:00.
Diskutime rreth kësaj post