Kompania Apple ka mohuar të gjitha lajmet që pretendojnë se hackerat i kanë sulmuar. Një grup i quajtur ‘Turkish Crime Family,’ në një intervistë kanë lajmëruar se do të fshijnë të gjithë të dhënat nga iPhone dhe iPad nëse kompania nuk i paguan 75 mijë dollarë deri me 7 prill.
Një zëdhënës për kompaninë Cupertino ka thënë se lista që ata supozojnë të kenë marrë nuk është e vërtetë, pasi është marrë me anë të sistemeve kompjuterike. ‘Nuk ka pasur ndërhyrje në sistemet tona,’ – tha ai, duke shtuar se lista mund të jetë marrë nga shërbimet që janë sulmuar më parë.
Nëse dicka e tillë do të ndodhë në të vërtetë, atëherë rreth 100 milionë përdorues do të jenë në rrezik të fjalëkalimeve apo email.
Diskutime rreth kësaj post