Regjisori Laert Vasili i ftuar mbrëm në “360 Gradë” në Ora News, bëri me dije se rreth viteve 2000, kishte biseduar rreth 20 minuta në shqip me ministrin e jashtëm të asaj kohe.
Vasili: Me Pangalos, jam gjendur në prezantimin e një libri dhe kam biseduar 20 minuta shqip. Ka qenë viti 2001- 2002
Zheji: Si ka mundësi? Ministri i jashtëm grek flet shqip?
Vasili: Unë isha një shqiptar dhe ata e dinin shumë mirè që bëja një karrierë aty në teatër. Kam biseduar 20 minuta shqip me të dhe në shqip duke pasur ai postin e ministrit të Jashtëm. Mos harrojmë Manjolis Glegiz që uli flamurin e nazistëve në Akropoli dhe vuri flamurin grek.
Ai është ngritur në Parlamentin grek dhe ka thënë ta pranojmë një herë e mirë që këtu jemi dy kombe, arvanitasit dhe grekët.
Diskutime rreth kësaj post