Kryeministrit Edi Rama ka njoftuar se së shpejti do të zhvillojë një takim me homologun e tij kryeministrin grek Alexis Tsipras.
Rama ka folur për AMPE (agjenci lajmesh greke) dhe ka deklaruar se takimi do të ketë si synim diskutimin dhe zgjidhjen e çështjeve të vjetra Shqipëri-Greqi.
Ai ka thënë:
“Pritet te takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti. Ne jemi në një proces të dialogut dhe diskutimeve për shumë çështje, që në vite nuk është pasur vullneti i plotë dhe kurajo dhe vendosmëri për t’u zgjidhur. Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë kësaj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”.
Një deklaratë e bujshme ka qenë shprehja e Ramës se grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan Greqinë.
Rama shtoi:
“Kemi marrëdhënie pozitive dhe jo urrejtje midis popujve. Ndodhin edhe incidente po duhet t’i përballojmë. Popujt duhen, pjesa tjetër është thjesht politikë”.
Diskutime rreth kësaj post