Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duke folur edhe për jetën e saj private është shprehur se në shtëpinë e saj është një grua si gjithë të tjerat që lan, pastron dhe hekuros.
E pyetur nëse nuk do i futeshe politikes çfarë profesioni do zgjidhte, deputetja u shpreh se në një jetë tjetër mund ta shihte veten si Rock Star.
“Është e mundimshme, nuk është e thjesht. Po flas për një person si puna ime që edhe pse udhëtoj dhe kam shumë angazhime, vazhdoj të gatuaj, të hekuros dhe të laj xhamat. Do vazhdoj të insistoj në bërjen e gjërave në familje sepse familja është gjëja më e rëndësishme për mua”, u shpreh Kodheli në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post