Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka deklaruar se si kryetar të PD-së, në vend të kreu aktual Lulzim Basha shikon Fatbardh Kadillin.
Ndoka ka folur për situatën politike aktuale në vend, ndërsa ka theksuar sipas tij se Kadilli është një lider me mendime të qarta.
“Kadilli pa diskutim që është një lider me ide programore, me mendime të qarta. Zoti Kadilli ka një mbështetje, një suport të vet në Partinë Demokratike. Janë njerëzit që janë me një mendje më të kthjellët që janë jashtë interesave, që e kanë mbështetur zotin Kadilli, pra e shohin si një mundësi frymëzimi, e shohin si një mundësi që do t’i japin impuls partisë Demokratike, do t’a bëjnë të reflektonin, të reformohet, të lëvizin pra janë të domosdoshme këto lëvizje brenda partive politike”, Nard Ndoka në një intervistë për Abc Neës. tha Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post