Kryeparlamentari serb Ivica Daçiç ka reaguar pas deklaratës së homologut të tij nga Kosova Glauk Konjufca se do të ndërpresë kontratën me një kompani serbe që prodhon tryezat e kuvendit. Në një intervistë për Kosovo Online, Daçiç ka thënë se kjo deklaratë nuk e habit më, duke shtuar se duhet të ndryshojnë edhe emrin e vendit, pasi ‘Kosova’ është emër serb.
“Nuk më çudit asgjë, por pastaj të ndryshojnë emrin, sepse Kosova është fjalë serbe, e cila gjendet edhe në faqen e CIA-s,” tha Daçiç.
Glauk Konjufcës ditën e sotme iu kërkua që të merrte masa, në mënyrë që të Kuvendin e Kosovës mos të ketë asnjë produkt të importuar nga Serbia, në mënyrë që tu jepet rëndësi produkteve vendase.
Diskutime rreth kësaj post