“Big Brother VIP” ka arritur në ditën e 78, megjithatë askush nuk e kupton se si Egla Ceno ka arritur deri në këtë fazë të lojës, edhe pse ka thyer vazhdimisht rregullat.
Aktorja ka qenë shpesh në qendër të kritikave për bullizimin e vazhdueshëm ndaj disa prej banorëve. Madje, jo vetëm ndaj tyre por ajo ka arritur të përmend edhe fëmijët e tyre, nisur nga vajza 10 vjeçare e Ilnisës, për të cilën tha se do i mësojë se si të bëjë seks në stil misioner, deri te vajza e Jetmirit.
Për këtë të fundit, Egla tha: “Ema, babi i heq jorganin në fund të këmbëve gocave kur flen gjumë, kaq bën babi zemra është i detyruar tu heq jorganin, tu vre edhe mbeturina grave në krevat, Ema”.
Mirëpo ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen përpos komentit të Eglës për vajzën e Jetmirit është se “Big Brother VIP” e ka fshirë këtë video nga çdo rrjet social të mundshëm, përfshirë Youtube, Instagram, apo Facebook.
Madje, edhe në artikullin e gazetës së “Top Medias”, shihet se kjo video ka kaluar në ‘Private’.
Një veprim që lë shumë vend për dyshime, pas atij të vajzës së Ilnisës, të cilën produksioni nuk e preku kurrë si temë.
Diskutime rreth kësaj post