Liami është shndërruar në një personazh mjaft të komentuar kohët e fundit. Deklaratat e tij, sipas ta cilave pretendonte se Heidi kishte flirtuar me të, kanë krijuar një zhurmë të madhe në rrjetet sociale.
Debatet mes Liamit dhe Heidit kanë qenë të shpeshta javën e kaluar, ku kjo e fundit e ka etiketuar si manjak për shkak të situatës së ndodhur mes tyre.
Ndërkohë se fundmi rrjetet sociale po “ziejnë” për shkak të një video që është bërë menjëherë virale, në të cilën shihet Liami teksa bisedon me Gracianon, duke bërë një deklaratë shokuese.
”Të isha jashtë, do e kisha kapur prej flokësh, për Zotin”, dëgjohet të theksojë Liami në një bisedë me Gracianon, ku sipas ndjekësve i referohet situatës me Heidin.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar menjëherë në lidhje me këtë deklaratë të Liamit, duke kritikuar banorin për qëndrimin e tij pro dhunës.
Diskutime rreth kësaj post