Pas debatit që ka shpërthyer për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë në rrethe, behët e ditur se një tjetër zyrtar policie është shpallur në kërkim si i lidhur me dosjen ‘Habilaj’.
Sipas Fax News burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur se është shpallur në kërkim edhe Enkeled Greko, ish-shefi i Postës Policore në Selenicë.
Greko është zyrtari katërt i shpallur në kërkim nga prokuroria, pas Jaeld Çelës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës.
Diskutime rreth kësaj post