Gazetari i Meridionews, De Luca ka zbuluar përgjigjet e Moisi Habilajt për hetuesit italianë kur është pyetur për lidhjen me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas tij, Habilaj është pyetur edhe për mënyrën se si e ka siguruar makinën “Audi” të ish ministrit dhe ka treguar po të njëjtin version me Tahirin.
Sakaq, gazetari Dario De Luca, ka thënë se fakti që dëshmitë e Nazer Seitit, të konsideruar si financieri i rrjetit të trafikut të drogës, nuk janë përfshirë në dojsen Habilaj, sinjalizon se autoritete italiane mund të hapin një tjetër hetim.
Pjesë nga intervista në emisionin “Real Story”:
Ai ka thënë se është e vërtetë që ka një lidhje farefisnore por është një lidhje shumë e largët. Gjithashtu ai është pyetur edhe për Audin e famshëm. Ai ka thënë se shitja i është bërë në të zezë vëllait të tij, pa një kalim pronësie të rregulltë.
A ka pranuar Habilaj se me këtë makinë ka kryer aktivitet që lidhet me trafikun e drogës?
Nuk jemi në dijeni, i kanë bërë një pyetje specifike në lidhje me pronësinë e makinës, për mënyrën sesi kanë arritur habilajt të marrin këtë automjet.
A ka folur ndonjë nga të akuzuarit për komunikimet apo ndihmat që mund të kenë marrë nga ish funksionarë të policisë shqiptare?
Në lidhje me këtë, nuk e dimë nëse ka patur pyetje për përfshirjen e forcave të policisë shqiptare.
Sa i përket Nazer Seitit…
Nga Italia ne e dimë se është kryer ekstradimi, por nuk kemi arritur në këtë javë të kuptojmë se kush është avokati i tij. Ajo që dimë është se ai ka vendosur t’i nënshtrohen marrjeve në pyetje. Por Nazer Seiti nuk është përfshirë në dosjen e Habilajve, që janë vetëm tre shqiptarë. Kjo do të thotë që Nazer Seiti mund të jetë pjesë e një tjetër hetimi.
Nëse ky hetim do shkojë në nivel më të lartë nuk e dimë. Por varet se çfarë do thotë Sebastiano Sardo nga Siçilia që bashkëpunonte me bandën e Habilajve.
Fakti që Habilaj e ka mohuar bashkëpunimin me Tahirin, a e përjashton Tahirin nga çështja?
Për këtë nuk kemi informacion dhe nuk jemi në gjendje të përgjigjemi.
Diskutime rreth kësaj post