Sipas lajmit të “Caddes”, Songul Oden tashmë më nuk është e vetmuar dhe se ka gjetur dashurinë.
Aktorja turke më mirë e njohur tek ne si “Gymysh”, është në lidhje me aktorin amerikan, Kevork Malikyanin.
E gjithë kjo pasi që bukuroshja turke në llogarinë personale në Instagram publikoi një fotografi shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Por, Oden ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se janë vetëm miq.
“Në lidhje me lajmet e ditës së sotme, më duhet të reagojë ashpër ndaj mediave që e trilluan këtë lajm. Unë nuk jam në lidhje me Malikyanin, ai është mik i imi dhe nuk ka asgjë mes nesh”, ka pohuar 39-vjeçarja.
Theksojmë se bukuroshja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të mund t’i shohim gjatë muajve të ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post