Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i ka përcjellë urimet e tij ambasadores Yuri Kim, me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA.
Në mesazhin e tij, Guvernatori Sejko thekson se Shqipëria do i jetë gjithmonë mirënjohëse SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme.
Urimi i Sejkos:
“Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Guvernatori Sejko i përcjell Ambasadores Yuri Kim urimet më të përzemërta dhe miqësore! Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe institucioneve të saj për zhvillimin e mëtejshëm politiko-ekonomik dhe forcimin e demokracisë në vend”, shkruan Sejko.
Diskutime rreth kësaj post