Pep Guardiola thumbon Jose Mourinhon. Trajneri i Manchester Cityt, ka shprehur dyshime në lidhje me mundësitë që ka Manchester United për të rivalizuar për titullin kampionë në Premier League. Spanjolli i kujton kolegut të tij portugez se gjithsesi ka shanse reale të renditet mes katërshes më të mirë, për të siguruar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.
“Sigurisht që 13 pikë diferencë me Chelsean e vendit të parë janë shumë. Skuadra e Contes është eksperte dhe shumë cilësore dhe po i fiton njëra pas tjetrës të gjitha ndeshjet. Prandaj e them që e shoh të vështirë që United të mendojë ende për titullin. Vendi i katërt po, është i mundur. I kam parë ndeshjet e United ndaj Stoke dhe Burnley-t dhe meritonte të fitonte, por futbolli i tillë është. “Djajtë e Kuq” kanë cilësi, historinë, futbollistët dhe trajnerin e duhur për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.”
Duke iu kthyer analizës së ndeshjes së humbur me “Blutë e Londrës, Guardiola theksoi në momente të caktuara të lojës, skuadra e tij ishte edhe më mirë se Barcelona e tij e famshme apo Bayerni i Mynihut. Ndaj 45-vjecari nuk është aspak i shqetësuar për vazhdimësinë e kampiontit. Përderisa skuadra po u përgjigjet kërkesave të tij, gjithcka është “ok” dhe as që mund të flitet për krizë.
Diskutime rreth kësaj post