Pep Guardiola beson se Bayern Munchen është favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve, pavarësisht vlerësimeve që ka marrë Manchester City i tij në javët e fundit.
Me triumfin e së mërkurës 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach, “qytetarët” kanë fituar 19 ndeshje radhazi, në të gjitha garat.
Sidoqoftë, Pep nuk beson se kjo ecuri e gjatë pozitive nuk i bën favoritë të tijtë, duke pasur parasysh historinë në Ligën e Kampionëve.
“Në përgjithësi, ne e kontrollonim lojën. Fatkeqësisht, nuk ishim mjaftueshëm të saktë në sulm. Kjo është diçka që duhet ta përmirësojmë në këtë kompeticion. Përpara duhet të jemi më klinikë. Në këtë garë duhet të jesh perfekt për t’u siguruar që do të kualifikohesh.
Kur shoh Bayern Munchen, nuk mendoj se jemi ne favoritët. Synimi im i radhës është West Ham për tri ditë. Nëse njerëzit thonë se ne jemi favoritë, duhet ta pranojmë atë, por mos harroni se jemi një ekip, që në tërë historinë e vet nuk ka qenë një herë të vetme në gjysmëfinale. Në rregull, ata e thonë, ne duhet ta pranojmë”, – deklaroi Guardiola.
Diskutime rreth kësaj post