Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Arben Imami ka ironizuar Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sot, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami është provokuar nga moderatori Arian Çani lidhur me ‘bashkëpunimin’ e tij të hamendësuar me kryeministrin Edi Rama.
Pjesë nga diskutimi:
Arben Imami: PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeveris… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese.
Çani: Si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?
Arben Imami: E ke parë që i thotë është djalë i mirë. Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmon, në momentin që është bërë qesharak, nuk kam gjë personale me të, por në atë figurë për historinë që krijoi në tërë këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë. Është djalë i mirë, i bën mirë ato gjërat e veta por nuk fiton dot. Nuk është lider. Duhet ta lëjë këtë punë. Iku për Bajram tek Komuniteti Mysliman, shkoi edhe tek Bektashinjtë. Nxori në media këtë të fundit. Nuk e di. Basha nuk të zhgënjen.
Diskutime rreth kësaj post