Grupi Parlamentar i PS-së ka bërë një kërkesë ndryshim të rendit të ditës në seancën e nesërme plenare. Socialistët teksa kanë firmosur dokumentin, kërkojnë futjen në seancën e 7 korrikut kërkesën për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Kërkesë është depozituar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në këtë kërkesë kërkohet që këto protokolle të shqyrtohen në Komisionin e Jashtëm dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që futen për votim në seancën e nesërme.
Kujtojmë se nesër në orën 19:00 do të mbahet protesta e opozitës, e pritet të dalë në shesh për të mbledhur protestën e parë kombëtare.
Diskutime rreth kësaj post