Një ‘debat’ mes Fatbardh Kadillit dhe mes Edi Palokës është zhvilluar në rrjete sociale. Së fundmi Kadilli ka bërë një status në Facebook, i cili ka kritikuar deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.
Por nuk ka munguar edhe një koment i Palokës, i cili thotë se në Kuvend janë depozituar projektligj që përmban jo vetëm hapjen e dosjeve por edhe ilustracioni.
Statusi i Fatbardh Kadillit në Facebook:
“Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.
Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik.
Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur.
Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajësim!
Ku ishin?
Me kë janë?”-shkruan Kadili.
Komenti i Edi Palokës:
“Nuk e dike ti Bardh qe ne kemi depozituar një projektligj te plote e jo amendamente te rretushuara nga Tao Balla…?! Kemi depozituar projekt ligj qe përmban jo vetëm hapjen e dosjeve po dhe lustrazionin. Ligj që dënon jo vetëm bashkëpunëtorët e Sigurimit , (te cilet sic duhet ta dish edhe ti shume mire, per fat te keq jane rekrutuar shumica pikerisht nga familjet e persekutuara.) por dënon sidomos kriminelet e vërtetë , krerët e nomeklatures , ata të Sigurimit dhe hetues e prokurore të komunizmit. Amendamentet e votuara dje, nuk kane asgjë nga këto sepse siç e tha Rama kanë patur vetëm nje objektiv, të përdoren ndaj kundërshtarëve…Ti duhet ti dish këto e jo të na tregosh se kush duhet të ktë turp apo jo Bardh se je dhe nga familje e persekutuar…“-tha Paloka.
Diskutime rreth kësaj post