Nga Spartak Ngjela
Kur një shoqëri fillon procesin për rikrijimin moral të shtetit të vet, gjithçka në fillim duket se po shkon në një krizë shpërthyese. Por ky është vetëm iluzion, dhe një fenomen shqetësimi primar, që e kanë kaluar të gjitha shoqëritë moderne kur e kanë filluar këtë proces. Procesi për rikrijimin moral të një shteti nuk mund të jëtë fare një proces i thjeshtë, sepse, në këtë rast, kur flitet për një akt moraliteti në një shtet, kuptohet se reforma ka nisur ngaqë ai shtet është një shtet i pamoralshëm.
Shteti shqiptar është një i tillë, dhe prandaj kërkon të reformohet moralisht. Dhe, para së gjithash, moral për një shtet dhe një shoqëri do të thotë drejtësi.
Il.Procesi i një katarsisi të tillë është shqetësues në fillim, por optimistik më pas. Ai është shqetësues deri në disekuilibrim mendor vetëm për personat që, si të përfshirë në abuzimin shtetëror që po goditet, janë objekt i goditjes penale.
Por, si po përjetohet në Shqipëri sot fillimi i këtij procesi që ka në qëllimin e vet ristrukturimin moral të shtetit shqiptar?
Ka një shqetësim të përgjithshëm i cili është brenda normales. Ky shqetësim normal në botën intelektuale që kërkon progres moral në shtetin shqiptar, është pritje drejt të mirës. Kurse shqetësimi i botës së abuzimit shtetëror, që janë të korruptuarit e identifikuar, është në fakt një prishje e ekuilibrit mendor të tyre.
Kështu spikat të jetë i gjithë grupi Berisha. Kjo çoroditje mendore, i hedh këta në kërkesën për destabilizim shoqëror të Shqipërisë. Por, në fakt, kjo është një kërkësë e dëshpëruar, sepse nuk ka asnjë sens demokratik dhe asnjë sens moral, pikërisht për kohën kur ajo ngrihet. Ndërkohë, ndërkombtarisht, nga poltika amerikane dhe poiltika gjermane, revoltat që kërkon të bëjë Partia Demokratike, janë cilësuar si një frikë që kanë liderët e korruptuar nga Reforma në Drejtësi. Për opinonin publik shqiptar kjo është qartësim i të ardhmes së vet demokratike.
Është kjo kërkesë që nesër bën provën e parë të forcës. Por a do të mund ta arrijnë destabilizimin ose përplasjen shoqërorë në Shqipëri?
Këta që e kanë nisur, kanë shpresë që “Po”, por, po ta shohësh me qetësi duhet të pyesësh:
Cili është motivi që masivisht shqiptarët duhet të ngrihen sot në një revoltë masive?
Në dukje nuk ka asnjë motiv, sepse, para së gjithash, motivi duhet të jetë interes. Ata që kërkojnë revoltë revolucionare, nuk iu kanë dhënë shqiptarëve asnjë lloj motivi, që të përbënte interes të përgjithshëm. Nëse nuk ka të pjekur realisht një interes të përgjithshëm ku njerëzit të shpresojnë në ndërtimin e një jetë me kamje, kurrë nuk mund të pritet një revoltë e gjerë popullore.
A kanë shpresë liderët e korruptuar te ndihma që mund t’iu japë këtyre Moska, Beogradi ose Athina në dëstabilizimin e Shqipërisë?
Berisha kuptohet se, si në jerm që është, e ka këtë shpresë. Këtë shpresë mund ta ketë edhe Dulja, por është e kotë. Shqipëria është zonë e influencës amerikane, dhe shteti shqiptar është i motivuar që të godasë. Përsa i përket Moskës, kjo edhe mund të ndihmojë për arritjen e këtij destabilizimi, por nuk ka fuqi; kurse Beogradi tani dallon që është inaktiv kundrejt Shqipërisë. Athina nuk di se ku ka kokën ë vet, dhe nuk ka më potencë në Shqipëri.
Nesër gjithçka është përballja e korrupsionit me shtetin aktual shqiptar. Shteti shqiptar ka përkrahjen amerikane dhe gjermane. Sidomos, përkrahja amerikane, e bën “revoltën Berisha” një ndërmarje fëminore dhe pa asnjë peshë, sepse, për faktin që në Ballkanin Perëndimor pleksen interesat e medha perëndimore kundër Rusisë, nuk mund të kenë dot fuqi destabilizuese disa forca antiamerikane të cilat realisht as që e kanë dot një kurajë minimale për të thënë të vërtetën e revoltës së tyre. Po qeveria aktuale shqiptare në Tiranë?
Qeveria aktuale shqiptare, e ka firmosur marrveshjen më politikën amerikane dhe gjermane për Reformën shqiptare në Drejtësi, dhe e ka përkrahjen e plotë amerikanë, në një kohë që Amerika aktualisht është prezente me trupa dhe ekspertë në Shqipëri dhe në Kosovë. Sigurisht që kjo është garanci e sigurt e stabilitetit shqiptar.
Askurrë në histori, interesi i një grusht njerëzish nuk është motiv mbarëshoqëror. Sot shumica e shqiptarëve shpreson te reforma për moralitetin e shtetit shqiptar, aq më tepër kur janë të bindur se kjo reformë po drejtohet nga perëndimorët në përgjithësi, e veçanërisht nga një impenjim i hapur amerikan dhe gjerman njëherësh. E gjthë kjo, pasi e ka çuar Berishën dhe grupin e tij në dëshpërim, nuk i jep atij asnjë mundësi reale për të destabilizuar Shqipërinë, sepse, po kjo i ka çuar njëherësh shqiptarët në aptimizmin e pritjes së progresit të tyre.
Rruga e Saliut është një rrugë pa krye, por duhet të kujtohemi se është një rrugë e zgjedhur nën presionin e vazhdueshëm që ka pasur psikika e tij nga ndëshkimi dhe shpronësimi që mund dhe duhet t’i vijë nga Reforma në Drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post