Thjeshtësia e liderave të mëdhenj të botës është vërtet frymëzuese. Në rrjet po qarkullon një foto e Angela Markel duke bërë vetë pazarin në supermarket e menjëherë ka nisur debati nëse ndokush nga politikanet tona, ka madhështinë e modestisë për ta bërë një gjë të tillë. Ndërkaq, një histori e ngjashme ka ndodhur me ish-konkurrentin e Big Brother Toros Shahinaj dhe mamanë e tij.
Kjo e fundit duke ecur nëpër Venecia, befas ka parë ish Presidentin francez Nikolas Sarkozy me partnerën e tij Carla Bruni.
“A është ky Sarkozy”, u ka thënë e ëma e Torosit, rojeve të Sigurisë të ish çiftit Presidencial.
Por, pa pritur përgjigjen e tyre, Sarkozy, është kthyer nga zonja e vjetër në moshë dhe i ka thënë i buzëqeshur.
“Po unë jam”.
Ish-çifti Presidencial ka ftuar gruan në një shëtitje të shkurtër nëpër Venecia e më pas ka patur mirësinë ta ftojë për një kafe në hotelin ku po qendronin. Kafes i është bashkuar edhe Torosi i cili ka mbetur i impresionuar nga thjeshtësia e Sarkozy dhe një frej femrave më të bukura në planet, Carla Brunit.
Diskutime rreth kësaj post