Një grua nga Tirana ka bërë një denoncim tronditës në Komisariatin Nr. 2 në kryeqytet. Ajo ka dëshmuar se dy persona e kanë përdhunuar në periferi të Tiranës.
Pas kësaj një 36-vjeçar është shpallur në kërkim policor, pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person ka krye aktin.
Sipas burimeve policore, në kërkim është shpallur 36-vjeçari J.V., banues në Tiranë, nën akuzën: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të J.V. u referuan në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar i tij është ende i paidentifikuar.
Hetimet lidhur me ngjarjen, që mbetet ende për t’u sqaruar, nisën pasi disa ditë më parë një 35-vjeçare bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Numër 3.
Më 26 Janar, L.B. ka kallëzuar se ka hipur me dëshirë në një makinë me dy persona që nuk i njihte, të cilët kanë udhëtuar jashtë Tiranës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Diskutime rreth kësaj post