Marrëdhënia me të shoqin po ndryshon, e mesa duket shkak për këtë janë bërë videot erotike që gruaja thotë se i shoqi ndjek rregullisht.
“Burri im ka dalë nga binarët komplet. I prishi interneti edhe tani në pleqëri.
Kërkon që të bëj stila si në filmat me pullë të kuqe, por unë jam nënë e 3 fëmijëve dhe kam karakter.
Jam një zonjë 45 vjeçe që prej kohësh që u larguam nga Puka jetojmë në Athinë.
Burrin e kam 52 vjeç dhe tani na i ka rënë në mend zotërisë të bëhet si aktorët e filmave.
Jam e sigurtë, sepse e kam zënë disa herë duke parë video të pista në telefon.
E sa herë që flejmë bashkë ka kërkesa nga më të çuditshmet.
Por unë nuk dua dreqi e mori na është bërë vajza për t’u fejuar, e ai ka lajthitur komplet.
Thjesht nuk i bëj dot. Unë dua afeksion dhe ngrohtësi.
Një mikeshë më tha të kem kujdes të mos e refuzoj se ka për të më gjetur ndonjë tjetër. Apo s’janë këtu si hyena femrat.
Jam në hall sinqerisht. Çfarë më këshilloni të bëj. Ne kemi patur gjithmonë një marrëdhënie të qetë bashkëshortore.
Çfarë ishin këto kërkesa në këtë moshë?
A duhet t’i mësoj edhe unë??? Sinqerisht pa ofendime se ka tre ditë që më rri me turinj burri…”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post