Dyshonte prej kohësh se i shoqi e tradhëtonte, por kur ka mësuar të vërtetën një grua ka pësuar tronditjen e jetës.
“Ndihem e shkatërruar. Lexova historitë e fundit tek ju, e jam dhe unë në mesin e atyre shumë grave të devotshme që burrat ua marrin të tjerat.
Burri im është një tradhëtar.
Ndjej shumë neveri për atë që më ka bërë. Ne bashkë kemi tre fëmijë dhe kemi qenë familja më e nderuar në të gjithë Lezhën.
Mendoja se ai ishte njeriu i jetës. Por më doli zhgënjimi më i madh, thikë në zemër.
Kam 1 muaj që jam larguar nga shtëpia bashkë me tre fëmijët.
Burri më ka tradhëtuar me shoqen time të gjimnazit, që e këmi edhe në lagje.
Gjithçka e zbulova pak kohë më parë, por qëndrova e heshtur në fillim, ndoshta duke shpresuar që ata do të ndaheshin vetë pa e marrë vesh dyrnjaja.
Por vazhdonin, çdo gjë e shihja në telefonin e burrit si përkëdhelëshin edhe fotot që i niste ajo që ja kam hapur derën sa e sa herë.
Kështu që nuk durova më, por mos të bëhesha me turp nuk bëra skandal, por vendosa të largohem dhe ika.
Nuk i thashë asgjë asaj, e nuk kam për t’i thënë.
Burrit i thashë kur më erdhi mbrëmë tek babi se e kam zbuluar duke kontrolluar telefonin e tij. Madje i kujtova se kisha dy javë para ndarjes që i lutesha: Më trego pse ke ndryshuar?!
Kurrë nuk kisha dyshime për shoqen, por motra më tha që ajo e kishte vënë re se si ajo ma hante me sy burrin sa herë takoheshim.
Ajo është e martuar. Madje kemi dalë shumë herë me fëmijët të gjithë bashkë.
Nuk di si ta largoj këtë dhimbje që kam në shpirt. Burri më thotë ta fal, por nuk po mundem.
Ne kemi ngrënë bukë bashkë të gjithë, si ma bënë këtë?
Si t’ja shpjegoj fëmijëve? Jam e shkatërruar…”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post