Mendonte se kishte familjen ideale, derisa zbuloi tradhëtinë e bashkëshortit dhe tani ndjehet e shkatërruar.
“Burrat janë tradhëtarë! Nuk ka pikë dyshimi për këtë. Dikush më shumë e një tjetër më pak, por në një fazë të jetës ata ta dredhin.
Jam një 32-vjeçare nga Laçi. Por burrin e kam marrë me dashuri, jemi njohur bashkë që në kohën e gjimnazit. Fejuar e më pas martuar.
Kam mësuar që burri im më ka tradhëtuar.
Bëhet fjalë për një histori që ka zgjatur disa muaj, por që burri e quan ‘lajthitje si gjithë meshkujt’.
Kur e zbulova ju betohem që për 4 minuta unë kam qenë e shtrirë në gjendje të fikëti, nuk merrja dot as frymë, gati ika nga kjo jetë dhe mjekët më thanë që e kisha nga tronditja që kisha pësuar.
Pas lutjeve të burrit, kam vendosur të mos lë, por nuk mund t’i besoj më ato çfarë më thotë.
Kam humbur tërësisht edhe besimin në vetvete.
Kam frikë se mos kam bërë zgjedhjen e gabuar duke e falur.
Por unë e dua dhe e respektoj familjen.
Ama nëse më tradhton tani që jam ende e ri dhe e lumtur, po më vonë? Ndihem e shkatërruar…”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post