Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët, në kuadër të turit të llogaridhënies.
Mes qytetarëve që i janë ankuar për halle të ndryshme, ka qenë edhe një grua, e cila pak ditë më parë u përplas me badigardët e Ilir Metës, gjatë vizitës së këtij të fundit në Gjirokastër.
Qytetarja: Unë jam invalide se vuaj nga dy kancere, i gjirit dhe i mitrës.
Falenderimin dua ta them të parin, të falenderoj për onkologjikun e Tiranës. Kishte një aparaturë moderne.
Problemi i dytë dhe ankesa e ime si nënë është kjo vajzë, që është studente e ekselencës.
Është trajtuar me bursë nga Juridiku i Tiranës, ka punuar 7 vjet në Ministrinë e Drejtësisë si specialiste e të Përndjekurve politik.
Ka dy vjet pa punë. Arsyeja është se kur vajza ime lindi fëmijën e dytë, e hoqi nga puna Nasip Naço.
Kjo ishte ankesa ime.
Rama: Pas takimit, këtu është zv-ministrja e Drejtësisë, takojeni dhe zgjidheni këtë çështje.
Diskutime rreth kësaj post