Gruaja më e gjatë në botë ka bërë udhëtimin e saj të parë me avion me linjën e Turkish Airlines. Rumeysa Gelgi, e cila ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për gjatësinë e saj 2.15 metra bëri realitete ëndrrën e saj më ta madhe, fluturimi me avion. E shoqëruar nga nëna e saj, e reja hipi në fluturim me karrocën e saj me rrota përpara se të shtrihej në “barelë” brenda aeroplanit për një fluturim 13 orësh për në San Francisko.
Mediet e huaja raportojnë se linja ajrore përshtati 6 sediljet në aeroplan për të bërë të mundur qendrimin e 25-vjeçares.
Zhvilluesja 25-vjeçare e softuerit donte të udhëtonte në SHBA për të bashkëpunuar me Guinness për event.
Gelgi u tha gazetarëve në Aeroportin e Stambollit se ishte shumë e emocionuar që do të udhëtonte me avion për herë të parë dhe se ky fluturim ishte shumë i rëndësishëm për të. Gelgi jeton në Karabuk, Türkiye, rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit, Ankara.
Diskutime rreth kësaj post