Gruaja fitoi lotarinë gjatë divorcit, mban paratë veç për vete
Një grua që fitoi 2.1 milionë euro në lotari gjatë periudhës së shkurorëzimit, nuk e ka obligim që ta ndajë këtë shumë me ish-burrin e saj, ka vendosur sot një gjykatë holandeze.
Reuters raporton se Gjykata në Amsterdam ka njoftuar se çifti ka listuar gjërat që dëshirojnë t’i ndajnë më 20 tetor të vitit 2014, edhe pse shkurorëzimi nuk ishte legjitimuar deri në muajin qershor të këtij viti. Gruaja e fitoi lotarinë gjatë natës së Vitit të Ri 2015.
Me të marrë vesh që ajo ka fituar lotarinë, ish-burri ka bërë kërkesë që paratë të përfshiheshin në shkurorëzim. Ai është arsyetuar se së bashku me ish-gruan e tij kanë luajtur lotari duke shfrytëzuar fondin e përbashkët gjatë martesës së tyre 30-vjeçare, por këtë nuk e ka pranuar gjykata, transmeton Koha.net.
Gjykata ka theksuar se ata kanë ndarë financat e tyre së paku katër vjet më herët kur ai u largua për të jetuar me të dashurën e tij të re. Gruaja për tiketën e lotarisë pagoi nga llogaria e saj bankare.
Diskutime rreth kësaj post