Një grua britanike ka në plan që të fejohet me llambadarin që ka blerë “online”, të cilin e puth dhe e përqafon gjatë gjithë kohës.
33-vjeçarja Amanda Liberty nuk e ka problem diferencën e moshës (llambadari është 57 vite më i vjetër se ajo) me atë që e quan “Lymier” dhe që e ka blerë për 500 dollarë në vitin 2016.
“Sapo e pashë Lymierin në eBay, e kuptova menjëherë që ishte i duhuri për mua. Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk reshtja së menduari për të. Ishte shumë i bukur, ka një formë të mahnitshme dhe ndjej energjinë që buron prej tij”, tregon Amanda.
“I propozova në Shën Valentinin e shkuar dhe mezi pres fejesën tani. Nuk kam qenë kurrë më parë e fejuar dhe jam shumë e emocionuar”, rrëfen Amanda.
33-vjeçarja ka dhe 24 llambadarë të tjerë, me të cilët, sipas saj, është në një “marrëdhënie të hapur”, transmeton tch.
“Asnjëri nga llambadarët e mi nuk është xhelozë. Ata e dinë që unë i dua të gjithë për personalitetin e ndryshëm që kanë. Për shembull, unë puth dhe përqafoj Lymierin, por fle me një llambadar tjetër çdo natë, pasi është më praktik për t’u lëvizur”, shprehet Amanda.
Diskutime rreth kësaj post