Viti i Ri nisi me një çështje delikate në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në “E Diela Shqiptare”. Hysniu dhe Nuria, burrë e grua dolën përbalë njëri-tjetrit, pasi prej kohësh ata janë në një konflikt që ka të bëjë me pronat, konflikt ky që është bërë edhe shkak për divorcin mes tyre.
Nuria thotë se bashkëshorti i saj i ka shitur të gjitha pronat duke falsifikuar edhe firmën e saj dhe tashmë ajo rrezikon dita-ditës të dalë nga banesa e saj. Nga ana tjetër zotëria nuk mohon akuzën, ai thotë se zonja ka të drejtë, por ai ka qenë i detyruar t’i bëjë këto, pasi në biznesin e tij ra një zjarr. Këtë zjarr ai quan fatkeqësi të madhe, e cila më vonë e detyroi të merrte para me fajde e kështu ai humbi të gjithë pasurinë.
Ardit Gjebrea: Më falë ç’kishin bërë kishin falsifikuar firmën?
Eni Çobani: Po ne kemi përballë një njeri që i ka bërë të gjitha këto veprime dhe akoma thotë nuk po më lini të flas. Tani fol të lutem.
Hysniu: Ndodhi nga zjarri nuk ndodhi nga qejfi, se kur isha unë pa zjarr dhe isha i fuqishëm dhe kisha potencial ekonomik dhe potencial shoqëror isha më i miri në fis, ndërsa tani që mua më ra zjarri dhe u dogja, jam më i keqi. Iku kjo punë. Erdhi puna ku do shkoja, mes katër rrugëve. Këtë e di vetëm zoti dhe unë. Ku do shkoja? Mora para me fajde te Fatmir Malltezi, burrë i nderuar. Se shkova unë te Fatmiri, jo Fatmiri te unë.
Nuria: Dëgjojeni dëgjojeni! I ka dhënë lekë me fajde, është i nderuar thotë ky.
Diskutime rreth kësaj post