Ndonjëherë jeta është plot me sfida, ku shpeshherë të merr diçka port ë dhuron dhe diçka tjetër në këmbim. Një 55-vjeçar nga Kuçova ka treguar historinë e dhimbshme të jetës së tij, ku apelon edhe për ndihmë.
Gjithçka që i duhet Bujarit është e pakta një punë, pasi gjendja e tij është shumë e vështirë. Bujari është martuar dy herë, por të dyja martesat kanë qenë jo të suksesshme.
Nga martesa e parë Bujari ka tre fëmijë. Ai tha se prej 15 vitesh jetonin në Greqi, por gruaja e braktisi dhe me vete mori edhe vajzën. Raportet e tij me fëmijët nuk janë shumë të mira, madje njëri nga dy djemtë e tij nuk pranon të ketë as kontakte ma babain e vet.
Bujari njohu një grua tjetër me ndihmën e fqinjës së vet. Nga martesa e dytë erdhi në jetë një vajzë. Kur vogëlushja ishte vetëm 6 muajshme e ëma tha se nuk e donte këtë fëmijë dhe se donte që ta braktiste në një jetimore.
Gruaja e braktis Bujarin dhe vajzën e vogël. Por Bujari nuk do e linte absolutisht me kaq. Ai shkoi në gjykatë dhe mori kujdestarinë e të bijës, kurrsesi nuk donte ta humbiste vogëlushen e vet.
I vetëm në këtë botë, babai kujdeset vetëm për vajzën, e cila sot është 4 vjeçe, por vështirësitë janë të mëdha.
Bujari shprehet në studio se shtëpia ku ai dhe vajza e tij jetojnë, është në kushte të mjerueshme. Kryefamiljari kërkon një punë, e cila do t’i jepte mundësinë t’i plotësonte më shumë kushte vajzës që nëna zgjodhi ta braktiste.
Bujari shprehet:
Gruaja e braktisi vajzën se thoshte se nuk kam kushte. Por nuk pranon të vijë me mua. U pendua që ngeli shtatzënë. Për vajzën më ka ndihmuar bashkia, që 6 muajsh ma kanë çuar në çerdhe.
I kam shkuar kryetarit të bashkisë i kam kërkuar punë, se nuk i plotësoj dot nevojat vajzës. Unë dua një punë që të më lejojë të kujdesem edhe për vajzën.”
Kujdesin për të bijën dhe problemet ekonomike i konfirmoi dhe një fqinje e tij.
Ajo thotë:
“Ato që thotë Bujari janë të vërteta. Ai është dhe nënë dhe baba. Atë nënë nuk e kuptoj, si nuk ka 10 mijë lekë për vajzën. Bujari e çon ta takojë, ai çon në spital e kudo. Mendoj se atë nuk e lë çuni që të rrijë me Bujarin e të kujdeset për vajzën.”
Bujari shton:
“Unë edhe tek plehrat do vete, një punë në komunale, ose në lulishte. Do pranoja dhe roje por vetëm që të kisha orarin që të mund të rrija me vajzën se jam dhe nënë dhe baba”.
Diskutime rreth kësaj post