Ditën e sotme në fshatin Krane të Delvinës është shkatërruar një monument i luftëtarit grek Thimio Loli, një përkrahës i “Vorio Epirit”.
Monumenti është shkatërruar nga persona të paidentifikuar, të cilët përveç kësaj kanë ulur edhe flamurin grek.
Kaq ka mjaftuar që minoritarët grekë ta quajnë këtë një provokim të rëndë ndaj komunitetit të tyre. Sipas banorëve, autorët kanë shfrytëzuar momentin kur ata ndodheshin nëkafen e fshatit dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Memoriali është ngritur rreth 7 vite më parë, ndërsa në mbishkrimin tek pllaka përkujtimore thuhet “për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë”.
Policia e Sarandës me të marrë njoftimin nga banorë të fshatit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe zbardhur të vërtetën se pse ka ndodhur e tërë kjo.
Thimio Loli ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun. Masakroi çamët në 1944 krah Zervës, por dikush vendosi ta nderojë me bust në fshatin Krane të Delvinës.
Diskutime rreth kësaj post