Lidhur me raportimet sot në disa media për fatalitete si pasojë e epidemisë së gripit që po kalon vendi ynë, Ministria e Shëndetësisë informon se, aktualisht, janë vetëm dy raste të konfirmuara për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.
Sipas kësaj ministrie, të dhënat për këto dy raste janë se vuanin dhe nga sëmundje të tjera. Kështu, M. K., mashkull, 70 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 31 Dhjetor 2016, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi,” me SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike) të riakutizuar, insufiçencë respiratore dhe status gripal, ndërruar jetë më datë 2 Janar 2017.
A. N., mashkull, 71 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 3 janar 2017, po në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me sëmundje kardiovaskulare dhe insuficiencë respiratore, ndërruar jetë po atë ditë.
Diskutime rreth kësaj post