Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Grigels Muçollari, ka komentuar zgjedhjet për Kryesinë e PD, për zgjedhjet e Sali Berishës në krye të PD, Muçollari është i mendimit se ai ka sjellë këtë proces që ka demokratizuar PD-në dhe ka kthyer shpresën tek shqiptarët.
“Ajo që po bën PD, është fuqizimi i institucionit të votës, demokratizimi i partisë dhe transparenca si duhet numëruar vota. Ky është një model që do kthejë besimin tek Partia Demokratike. Do ketë transparencë si votohet. Do kemi dhe procese të tjera. Do fuqizojmë rolin e votës.
Kjo na jep një avantazh dhe siguri se do kthejmë besimin tek shoqëria shqiptare që kishte pak kohë që kishte humbur në PD. I është dashur angazhim i madh. Tek ai kam besim për gjithë këtë proces. Besimi po rikthehet, se shohim një PD ndryshe, shumë herë më të mirë”, -deklaroi Muçollari.
Diskutime rreth kësaj post