Deputetja Grida Duma ka dorëzuar mandatin e deputetes ditën e sotme. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ajo tha se një nga gjërat që nuk do i falë kurrë politikë është goditja nën brez që i ka dhënë.
Duma tha se kanë goditur djalin e saj.
“Nuk i jam larguar përgjegjësi edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një nderje duarsh. Jam sulmuar na hiena që të më brejnë personalit. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës llumi që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua në brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ja harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.”, tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post