Grida Duma ka qenë e ftuar në emisionin “Garderobë” të aktorit Romir Zalla, ku ka folur për veshjen dhe modën.
Gjatë intervistës së saj, Grida ka thumbuar në distancë Majlinda Bregun, teksa është pyetur nga Zalla se si ka mundësi që nuk është komentuar për pjesën e rrobave firmato që vesh.
“Sepse unë nuk mbaj gjëra falso dhe kam dëgjuar që filani ka diçka të shtrenjtë dhe është komentuar për diçka të tillë menjëherë janë justifikuar duke thënë që është falso,” është shprehur Duma në emisionin “Garderobë”, duke ironizuar kështu një deklaratë të Bregut për veshjet.(TemA)
Diskutime rreth kësaj post