Grida Duma u shpreh se mazhorancën nuk e konsideron fituese, pavarësisht se sa mandate ka.
“Unë mazhorancën nuk e konsideroj fituese, pavarësisht se sa mandate ka. Ne kishim pritshmëri se do të fitonim dhe do të kishim një fitore. Ishte si një ndjesi dhe atmosferë. Unë kam takuar shumë qytetarë që janë ende të habitur sepse nuk e kanë ndjerë votën e majtë.
Ne nuk e dimë nëse bashkimi në një listë të vetme do të sillte të njëjtat numrat, sepse votuesi i LSI-së dhe ai i PD-së kanë fizionomi të ndryshme. LSI-së i është ofruar bashkëpunimi nga PD-ja. U gjenerua kjo formulë pas konsultimeve dhe pas sondazheve tona të brendshme”, – tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post