Ish-deputetja demokrate, Grida Duma deklaroi në emisionin ‘Mbrëmje’ se nëse në tetor nuk hapen negociatat, duhet të ketë radikalitet me çdo mjet.
Me këtë rast Duma ka paralajmëruar edhe protestat që do të vijnë pas kësaj date.
“Duhet të ketë dhe logjika aty e çon. Unë e kam qëndrimin tim, një herë e draftuar reforma zgjedhore dhe pasi kemi dalë me platformën tonë vendosen piketat që kërkohet dhe garanci e ndërkombëtarëve, që ne duhet t’i kemi aleatë se çfarë kërkojmë ne dhe se ajo që kërkojmë është e bëshme dhe jo e dhuruar. Dhe pas kësaj pas 18 tetorit, protesta nëse nuk hapen negociatat. Duhet të kemi radikalitet me mjetet nga më të ndryshmet më pas”,-u shpreh Duma.
Diskutime rreth kësaj post