Në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka plasur debati i fortë mes Grida Dumës dhe ministres Bora Muzhaqi.Në Komision po diskutohet projektligji i buxhetit të vitit 2023.
Kryetarja e Komisionit, Grida Duma i drejtoi pyetje ministres Bora Muzhaqi për shifrën e buxhetit, për të cilën tha se është 5 miliardë.
Por fakti që nuk bënte një ndarje se sa shkonte për fëmijët e sa shkonte për të rinjtë, bëri që Duma të ndërpriste mbledhjen për disa minuta.
Debati:
Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?
Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.
Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?
Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.
Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxhetin për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.
Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu.
Diskutime rreth kësaj post