Ish-deputetja Grida Duma ka kërkuar hetimin e kryeministrit Edi Rama për shantazh ndaj Manjola Cakonit. Në një kronikë të transmetuar disa ditë më parë, nëna e Alesios, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit, pretendoi se nuk ka marrë ndihmën financiare nga qeveria, ndërsa tha se pas denoncimit përmes PD-së, u kërcënua në telefon nga Edi Rama.
Ish-deputetja Duma thotë se prokuroria duhet të nisë hetimet për këtë çështje.
“E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës.
Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj”, – shkruan Duma në Fb.
Diskutime rreth kësaj post