Pas dorëheqjes së Grida Dumës nga mandati i deputetit, duket se vendin e saj në Kuvend do ta marrë një tjetër grua, Ori Nebijaj.
Duma pak më parë në një deklaratë tha se pas një konsolidimi të gjatë ka vendosur që të japë dorëheqje nga mandati i deputetes.
Ori Nebijaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.
Por me ikjen e Grida Dumës ulësen në Kuvend e merr Nebijaj, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e 25 prillit. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo momentalisht është moderatore e “Përputhen”.
Një ditë më parë mandatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj pasi u mësua se ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga mandati për arsye personale, i cili do të zëvendësohet nga Petrit Doda.
Diskutime rreth kësaj post